Ruajtja e standardeve të kujdesit dentar, White Dental Center, në Durrës, shërben për një nivel të lartë të ekspertizës dhe shërbimit në një atmosferë profesionale qetësuese me teknologji moderne në stomatologji.
Nga fëmijët tek të rriturit, të gjitha grupmoshat dhe familjet lehtësohen nga mjekë shumë të trajnuar që sigurojnë mbrojtjen maksimale të dhëmbëve.
SHËRBIMET DENTARE
Klinika Dentare Oval shërben një sërë shërbimesh kur bëhet fjalë për kujdesin tuaj shëndetësor dentar.
Nga kontrollet e përditshme rutinë te kirurgjia kozmetike dhe nga operacionet e komplikuara deri te trajtimi i mishit të dhëmbëve, të gjitha mund të trajtohen në një vend.
PARADONTOLOGJI
Parodontologjia është ajo degë e stomatologjisë që merret me parandalimin, diagnozën dhe kurimin e sëmundjëve të aparatit mbështetës të dhëmbit si gingiva dhe kocka.
ESTETIKË DENTARE
Të gjithë e kuptojmë se të kesh një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur na permireson pamjen dhe na lejon të buzëqeshim me besim. Buzëqeshja juaj flet para se të thoni edhe një fjalë!
IMPLANTOLOGJI
Implantet, mënyra më e mirë për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë dhe rikthyer buzëqeshjen tuaj. Bazuar në provat shkencore gjatë 30 viteve të fundit, implantet dentare janë bërë zgjidhja e parë e trajtimit për humbjen e dhëmbëve.
ENDODONCI
Terapia dentare është rregullimi i dhëmbëve të prekur nga kariesi duke filluar nga mbushjet e deri tek trajtimet e (rrënjëve) të dëmtuara.
ORTODONCI
Një pozicion i duhur i dhëmbëve është baza e mirëqënies dhe e shëndetit për të gjithë komplesin stomatonjatik (dhëmbë dhe gojë) në nivelin estetik dhe funksional. Trajtimi ortodontik zgjidh problemet që lidhen me pozicionin e dhëmbit, kafshimin jo të rregullt.
PROTETIKË FIKSE DHE E LËVIZSHME
Proteza është ajo pjesë e stomatologjisë që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë në kavitetin oral. Tipet e protezave janë të lëvizshme dhe fikse, kjo e fundit bëhet kur proteza ngjitet në dhëmbët natyral apo dhe implante, ndërsa proteza e lëvizshme mbështetet në gingivën
KIRURGJI ORALE
Klinika jonë ju ofron shërbime kirurgjikale dentare të cilat përfshijnë: Ekstraksion (heqje) të dhëmbëve dhe dhëmballeve, Ekstraksion (heqje) me kirurgji. Çdo proçedurë kirurgjikale kryhet nën anestezinë lokale duke bërë që këto trajtime të jenë jo te dhimbshme për pacientin.